Sport Juventus sfidon Realin, zbulohet oferta e majme për Pogba-n

Juventus sfidon Realin, zbulohet oferta e majme për Pogba-n

Paul Pogba dëshiron me çdo kusht të largohet nga Manchester United dhe Real Madrid e Juventus janë vënë pas tij.

Dy klubet po luftojnë për të marrë shërbimet e francezit, edhe pse United po reziston dhe dëshiron ta mbajë me çdo kusht mesfushorin e tyre. Mirëpo vullneti i Pogba mbetet përcaktues dhe Juventus është vënë në lëvizje për të hedhur hapa konkretë.

“The Times” ka zbuluar se “Zonja e Vjetër” ka bërë gati ofertën fillestare që do të depozitohet tek United: plot 120 milionë paund (134 milionë euro). Një shifër goxha e lartë kur e dimë që Pogba u shit për 105 milionë euro në vitin 2016 nga Juventus, gjithsesi “Djajtë e Kuq” kërkojnë të paktën 150 milionë, por oferta e klubit italian mbetet serioze dhe një negocim pritet të hapet në vijim.