Aktualitet Ka një inspektoriat për ashensorët, por nuk punon

Ka një inspektoriat për ashensorët, por nuk punon

Ndonëse ka një vendim të Këshillit të Ministrave që prej dhjetorit të vitit 2015 për ngritjen e një inspektorati pranë Ministrisë së Ekonomisë që kontrollon ashensorët dhe kushtet e sigurisë, ky inspektoriat ka vetëm pak javë që është krijuar, por ende nuk ka filluar punë.

Në fletoren zyrtare të 29 dhjetorit të vitit 2015 u publikua vendimi i qeverisë Rama për miratimin e rregullave teknikë të ashensorëve. Në të parashikohen të gjitha kushtet që nga prodhimi e deri në montimin e ashensorëve duke përfshirë mirëmbajtjen por dhe kontrollet periodike që duhet të bëjë inspektorati.

Ndër to është dhe klauzola mbi sigurinë. Sipas saj, nëse struktura përgjegjëse për kontrollin e ashensorëve vëren mosplotësim të kushteve teknike atëherë ashensorët nuk duhet të vihen në përdorim. Një tjetër pikë e VKM së qeverisë është dhe ajo e sistemit të komandim kontrollit të kabinës së ashensorit.

Edhe pse dyshimet së zjarri që i mori jetën nënës 30-vjeçare u shkaktua si pasojë e një kontakti elektrik me depozitën e vajit, në letër parashikohet se pajisjet elektrike duhet të jenë të ndara nga lëvizja e ashensorit.

Në raste zjarri, kabina duhet të sigurojë kushtet termike, ndërsa kur kalon temperaturën maksimale ashensori duhet të vijojë lëvizjen dhe të hapë dyert automatikisht.

Në fund është inspektoriati ai që duhet të kryejë kontrolle periodike të palajmëruara duke hequr kështu dhe mundësinë që fajin e kanë administratorët që nuk i mirëmbajnë apo banorët që nuk japin para për mirëmbajtjen e tyre./Vizion plus