Kuriozitete Ka vetëm një veshkë, me diabet dhe sëmundje të zemrës, 97-vjeçarja mposht...

Ka vetëm një veshkë, me diabet dhe sëmundje të zemrës, 97-vjeçarja mposht koronavirusin

Ajo është 97 vjeçe, ka vetëm një veshkë, pas kancerit në vitin 2005 që e detyroi të hiqte tjetrën, vuan nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës, gjendet në karrige me rrota pas një dëmtimi në gju që nuk e lejon të ecë dhe është një e mbijetuar nga koronavirusi, në një shtet të Amerikës ku të gjitha vdekjet i përkasin moshave mbi 62 vjeç, në Majemi.

Ky është rasti i Jean Boccard që po bën xhiron e mediave, si person tejet i rrezikuar për të humbur jetën, por që në fakt përbën një mrekulli.

“Mbaj mend vetëm se më flihej shumë dhe ndihesha e lodhur”, thotë ajo për 1 javë të rëndë nën efektin e sëmundjes.

“Askush prej nesh të stafit mjekësor nuk do besonim që do ia dilte”, tha Dr. Mike Perl, referuar kartelës së saj klinike. “Ajo është personi më i moshuar që i ka shpëtuar sëmundjes në shtetin tonë”, tha ai.

“Mamaja ime është një grua e fortë dhe e kthjellët”, tha i biri Vincent. “Ajo sheh shumë televizor dhe mund të përsërisë çdo gjë që ka parë në mbrëmje. Këtë do bëjë edhe tani. Do e shpie në shtëpi të mund t’i kthehet rutinës së saj”, shtoi ai, teksa e nxori nga spitali.