Sport Kahn shkund Bajernin: Duhen blerje 250-milionëshe, Alison më i fortë se Nojer

Kahn shkund Bajernin: Duhen blerje 250-milionëshe, Alison më i fortë se Nojer

Oliver Kahn ndoshta do i duhet të presë ende disa vite për të hyrë në rangjet drejtuese të Bajernit të Mynihut, duke parë se deri dje ishte ai emri që mund të zëvendësonte Karl-Hainc Rumenigen si shef klubi, por pas rinovimit gjërat do të mbesin ashtu siç janë.

Gjithsesi, kur i kërkohet që të flasë për ish-skuadrën e tij, ish-portieri legjendar është i gatshëm që ta bëjë, duke u nisur mbi të gjitha mbi fatin e këtij sezoni që do të ketë skuadra, duke parë vendin e tretë në kampionat dhe përplasjen me Liverpulin në Champions.

“Është e vërtetë që Bajerni ka nevojë që të bëjë disa ndryshime, por mbi të gjitha një rinovim të grupit, sepse tashmë është fakt që mosha për Robenin dhe Riberinë ka avancuar dhe jo pak, prandaj duhet të gjenden zëvendësues të denjë të tyre. Por mbi të gjitha, nevojitet edhe një shpatull për Levandovskin, ndonëse kjo është edhe më e vështirë. Për të gjetur një zëvendësues të Robertit do të nevojiteshin 250 milionë euro, sepse i këtij kalibri është Leva, por nuk e di se cila është ideja e klubit.

Për sa i përket kampionatit, mendoj se ka ende shumë kohë për të rikuperuar, ndonëse Bajerni nuk ka qenë konstant në lojën e tij dhe këtë nuk po e zbuloj unë, – shpjegon Kahn, i cili në lidhje me sfidën ndaj Liverpulit nënvizon. – Bajern-Liverpul, një duel edhe Nojer-Alison?

Do të jetë një ndeshje spektakolare, ndonëse duke parë atë që ka ndodhur në vitet e fundit apo edhe sivjet, unë mendoj se Alison është më i fortë sesa Nojeri për momentin. Më deciziv për ekipin e tij”.