Aktualitet Kanosi kryetarin e njësisë administrative në Fratar, procedohet penalisht 54-vjeçari

Kanosi kryetarin e njësisë administrative në Fratar, procedohet penalisht 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Mallakastrës, pasi kanosi me fjalë kryetarin e njësisë administrative në Fratar. Sipas Policisë 54-vjeçari kanosi 56-vjeçarin për qëllime elektorale, në favor të një kandidati për kryetar bashkie.

Njoftimi i Policisë Mallakastër

Mbrëmjen e datës 13.05.2023, pas njoftimit të marrë nga shtetasi Sh. K., 56 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fratar, se në fshatin Fratar, e kishte kanosur shtetasi Sh. K., 54 vjeç, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar të dyja palët e përfshira në konflikt.

Në lidhje me konfliktin është njoftuar menjëherë edhe prokurori i gatshëm.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 54 vjeç, pasi dyshohet se për qëllime elektorale, në favor të një kandidati për kryetar bashkie, ka kanosur me fjalë, shtetasin Sh. K., 56 vjeç, kryetar i njësisë administrative Fratar.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kanosja”.