Extra Këngëtarja e famshme ndihmoi “Modernan” për zbulimin e vaksinës së Covid-19

Këngëtarja e famshme ndihmoi “Modernan” për zbulimin e vaksinës së Covid-19

Në prill, më pak se një muaj pasi Covid-19 u shpall zyrtarisht një pandemi, Dolly Parton dhuroi 1 milion dollarë për kërkimin e vaksinës kundër koronavirusit në Universitetin Vanderbilt.

Më shumë se shtatë muaj më vonë, është zbuluar se donacioni i këngëtares ndihmoi në financimin e vaksinës së Modernas për COVID-19, e cila këtë javë u bë vaksina e dytë e koronavirusit me një sukses të lartë.

Emri i Parton shfaqet në raportin paraprak për vaksinën midis sponsorëve të tjerë si Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, dhe Universiteti Emory.

Këngëtarja fillimisht i dhuroi paratë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt për nder të mikut të saj dhe profesorit të kirurgjisë Vanderbilt Dr. Naji Abumrad.

Vaksina e Modernas është 94.5% efektive kundër koronavirusit, sipas të dhënave të para të lëshuara këtë javë nga kompania.