Politika Kërcënohet me jetë deputeti Karamelo, policia shoqëron një person në Korçë

Kërcënohet me jetë deputeti Karamelo, policia shoqëron një person në Korçë

Deputeti Ligoraq Karamelo është kërcënuar pas vendimit për të pranuar mandatin e deputetit nga listat e Partisë Demokratike.

Në një prononcim për Report Tv, Karamelo është shprehur se ka bërë denoncim në drejtorinë e Policisë së Korçës.

Ai ka deklaruar para grupit hetimor se është sharë dhe ofenduar, ndërsa përsa i përket autorëve ka thënë se nuk i njeh.

“Tre persona më kanë kërcënuar me jetë para Katedrales. Unë nuk i njoh. E di që situata është delikate, por gjykoj se ky duhet të jetë një mësim për elementë të tillë. Unë mandatin e deputetit nuk e dorëzoj” – tha ndër të tjera Karamelo.

Mësohet se Policia deri tani ka shoqëruar një person.