Extra Këto janë 10 kafshët më të rënda në botë

Këto janë 10 kafshët më të rënda në botë

Kafshët më të rënda në botë arrijnë numra të çmendur. Në përgjithësi, kafsha më e rëndë nga të gjitha është Balena blu (Balaenoptera musculus).

Pesha mesatare është rreth 110-150 tonë.

renditje janë marrë në konsideratë vetëm kafshët tokësore ose që kanë zakone tokësore dhe pjesërisht ujore.

Krokodili i ujit të kripur (Crocodylus porosus)

Krokodili i ujit të kripur është zvarraniku më i madh i gjallë. Është një nga tre llojet e krokodilit të pranishëm në nënkontinentin Indian, por ky zvarranik jeton edhe në Australi, Indokinë dhe Melanezi. Pesha mesatare e tij është rreth 600 kilogramë, për një gjatësi prej 4-6 metrash.

Gaur (Bos gaurus)

Ky lloj bualli është vendas në Indi dhe Burma. Pesha e Gaurit (lloj bualli) varion nga 650 kilogramë deri në rreth një ton e gjysmë për meshkujt, por mesatarja është 850 kilogramë. Së bashku me buallin, është bagëtia më e madhe e egër në botë.

Buall aziatik (Bubalus arnee)

Bualli aziatik peshon mesatarisht 900 kilogramë. Lloji është konsideruar i rrezikuar që nga viti 1986, pasi popullsia e mbetur arrin në më pak se 4,000 individë.

Rinoceronti i zi (Diceros bicornis)

Pavarësisht nga madhësia, kjo kafshë bëhet agresive vetëm kur kërcënohet. Pesha e tij mesatare është rreth një ton, por mund të arrijë edhe një ton e gjysmë.

Gjirafa veriore (Girafa camelopardalis)

Gjirafa është kafsha më e lartë në botë, por edhe pesha e saj nuk është indiferente. Ky gjitar peshon mesatarisht 1.25 ton.

Luani i Detit (Odobenus rosmarus)

Kjo kafshë mund të peshojë deri në 1.7 ton (sa 23 persona së bashku). Jeton kryesisht në ujërat e cekëta të shelfit kontinental oqeanik.

Hipopotami (Hippopotamus amphibius)

Pavarësisht se është barngrënës, hipopotami është një nga kafshët më të forta në planet. Mesatarisht, një hipopotam peshon rreth 2 tonë, por meshkujt mund të arrijnë 3-4 tonë.

Rinoceronti i bardhë (Ceratotherium simum)

Rinoceronti i bardhë është specia më e madhe e rinocerontëve. Kjo specie arrin mesatarisht dy tonë e gjysmë, por meshkujt në disa raste prekin edhe 3-4 tonë.

Elefanti indian (Elephas maximus)

Elefantët meshkuj indianë janë mesatarisht 5,5-6,5 metra të gjatë, kanë një lartësi të shpatullave 2,7-3 metra dhe peshojnë nga 4 në 4,7 ton. Femrat, nga ana tjetër, janë pak më të vogla.

Elefanti afrikan (Loxodonta africana)

Midis kafshëve më të mëdha tokësore gjejmë elefantin afrikan, i cili ndryshon nga kushëriri i tij indian, sepse meshkujt janë shumë më të mëdhenj (femrat e dy specieve kanë përafërsisht të njëjtën madhësi. Elefantët meshkuj afrikanë peshojnë mesatarisht 6 tonë, por janë gjetur ekzemplarë që arrijnë edhe 10 tonë. Fatkeqësisht, kjo kafshë e bukur është në rrezik zhdukjeje për shkak të shkatërrimit të habitatit të saj dhe për shkak të gjuetisë së paligjshme për mish dhe fildish.