Aktualitet Kishte mbetur mes shkëmbinjve në malin e Çikës, shpëtohet turisti nga Meksika

Kishte mbetur mes shkëmbinjve në malin e Çikës, shpëtohet turisti nga Meksika

Policia e Himarës dhe grupi i FNSH-së kanë shpëtuar mbrëmjen e sotme një turist, i cili ishte duke eksploruar malin e Çikës, por kishte mbetur mes disa shkëmbinjve.

Turisni nga Meksika 30 vjeç ka telefonuar në Sallën Operative Vlorë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të terrenit të vështirë.

Pas telefonatës menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë me qëllim gjetjen e tij.

Pas disa orë kërkimesh nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur gjetja e turistit meksikan, i cili po transportohet nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Himarës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.