Kuriozitete Koronavirusi i bllokoi, turistët prej një muaji jetonin në shpellë

Koronavirusi i bllokoi, turistët prej një muaji jetonin në shpellë

Gjashtë turistë të huaj që ishin bllokuar nga pandemia në Indi dhe ishin detyruar të strehoheshin në një shpellë pasi iu mbaruan paratë, u gjetën nga policia vendase dhe u dërguan në karantinë.

4 burra dhe 2 gra nga Franca, SHBA, Ukraina, Turqia dhe Nepali strehoheshin në një shpellë pranë Rishikek në shtetin Uttarkhan, në veri të Indisë që prej 24 marsit.

Zona u bë shumë e njohur nga grupi britanik The Beatles, të cilët shkuan në Rishikesh në vitin 1968 për të shpëtuar nga Beatle Mania dhe për të mësuar rreth kulturës indiane.

Turistët e huaj tashmë janë zhvendosur në Sëarg Ashram ku do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë edhe pse nuk kanë shfaqur asnjë simptomë nga koronavirusi.

Sipas inspektorit të policisë Kathait, 6 të huajt jetonin në një hotel në Muni Ki Reti, por më pas iu kishin mbaruar paratë dhe ishin detyruar të strehoheshin në shpellë.