Bota Koronavirusi në Indi: Policët godasin shkelësit me shkopinj gome

Koronavirusi në Indi: Policët godasin shkelësit me shkopinj gome

1.3 miliardë indianë janë urdhëruar dje të mos dalin nga shtëpia prej qeverisë teksa frika e përhapjes masive të koronavirusit do të shembte në mënyrë katastrofike sistemin e dobët shëndetësor të vendit.

Policia përdori sot shkopinjtë e drurit e të gomës për të rrahuar njerëzit dhe për të zbrazur rrugët e kryeqytetit New Delhi që normalisht gumëzhijnë nga zhurma e aktiviteti.

Masa e marrë nga India e kalon dhe atë të Kinës ku rreth 760 milionë njerëz u bllokuan në rezidenca në janar, kur virusi përfshiu krahinën e Hubei.

India deri tani karantinuar një numër relativisht të vogël rastesh – 500 – në krahasim me dhjetra mijëra në Evropë por ka frika se me kushtet e rënda të jetesës dhe varfëria që zotëron në vend, epidemia mund të dalë jashtë kontrolli.

Ekspertët kanë thënë se rreth 500 milionë indianë mund të preken nga virusi këtë vit, që do të thotë të paktën 1 milionë vdekje të mundshme.