Ekonomi Koronavirusi nuk kursen askënd! Miliarderët dhurojnë miliona për zhvillimin e vaksinës

Koronavirusi nuk kursen askënd! Miliarderët dhurojnë miliona për zhvillimin e vaksinës

Koronavirusi po përhapet dhe revista Forbes ka raportuar se disa nga njerëzit më të pasur në botë i janë përgjigjur pandemisë.

Bill Gates, personi i dytë më i pasur në botë, ka njoftuar se fondacioni Bill dhe Melinda Gates do të ndajnë mënjanë 100 milion dollarë për të ndihmuar në zbulimin global, izolimin dhe trajtimin e virusit.

Themeluesi i Alibaba-s, Jack Ma, personi i dytë më i pasur në Kinë, premtoi 14 milion dollarë nga fondacioni i tij për të ndihmuar zhvillimin e vaksinës anti-koronavirusit dhe njoftoi se ai do të dhurojë 500,000 komplete testimi dhe një milion maska ​fytyre në Shtetet e Bashkuara.

Miliarderi Ken Griffin, drejtori i firmës së investimeve Citadel, ka njoftuar se do të dhurojë 7.5 milion dollarë për një nga provincat më të goditura të Kinës.

Ted Leonsis, themeluesi dhe pronari i Monumental Sports & Entertainment, qendra më e madhe sportive dhe argëtuese e Amerikës, ka njoftuar se do të paguajë të 500 punonjësit e rastësishëm që ishin planifikuar të punojnë deri në fund të marsit, pavarësisht se qendra është e mbyllur.