Kulturë Koronavirusi “prek” kinemanë, shtyhet prezantimi i James Bondit të ri

Koronavirusi “prek” kinemanë, shtyhet prezantimi i James Bondit të ri

Përhapja e virusit të ri Covid-19 në Europë ka shkaktuar një valë të madhe paniku tek njerëzit dhe shtetet e kontinentit të vjetër, të cilët po marrin çdo ditë masa për të parandaluar zgjerimin e tij.

Pas mbylljes së shkollave, stadiumeve, muzeve, shesheve dhe grumbullimeve të tjera me njerëz, koronavirusi i ri ka “prekur” dhe kinematografisë.

Kështu shfaqja e filmit të ri të “James Bond” është shtyrë me 7 muaj, pikërisht për shkak të virusit vdekjeprurës me origjinë nga Kina.

Producentët bëjnë me dije se vendosën të shtyjë shfaqjen në kinema të “No Time To Die” nga Prilli në Nëntor, pasi vlerësuan me kujdes tregun botëror të kinemasë.

Njoftimi vjen disa ditë pasi dy fan-page më të mëdha të 007 i kërkuan studios filmike që të shtyjnë nxjerrjen në treg të serisë më të fundit të spiunit më të dashur për publikun.

Sipas parashikimeve, shfaqja e parë e filmit tashmë do të mbahet më 12 nëntor në Britani dhe në 25 dhjetor në Shtetet e Bashkuara.

Seria “No Time To Die” do të jetë shfaqja e fundit e aktorit Daniel Craig në rolin e agjentit sekret britanik dhe ishte parashikuar të dilte në kinema më 3 prill.