Aktualitet Koronavirusi, Shqipëria në risk të ulët, ISHP: Do shtojmë masat e kontrollit

Koronavirusi, Shqipëria në risk të ulët, ISHP: Do shtojmë masat e kontrollit

Pas shpalljes së emergjencës globale për koronavirusin, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik qetësojnë opinionin publik, duke deklaruar se vendi ynë është ende në shkallën rreziku të ulët për prezencën e këtij virusi.

Nga ana tjetër autoritetet paralajmërojnë rritjen e masave për kontrollin dhe gjurmimin e më pas izolimin e rasteve që vijnë në Shqipëri.

“Pavarësisht se është rritur rreziku në shkallë global, ne aktualisht nuk kemi asnjë rast. Nuk jemi vend pritës akoma nga Kina, por situate do të vlerësohet rast pas rasti të rasteve që do të shfaqen nga vendet me të cilat ne kemi fluturime të përbashkëta. Ajo që dua të them është se ne po rrisim kapacitetet laboratorike në lidhje me diagnozën e shpejt të rastit. Ne natyrisht kemi një mbështetje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA dhe natyrisht po bashkëpunojmë për të rritur masat e kontrollit të infeksionit. Dhe këto masa nuk janë vetëm në aeroporte dhe porte, por janë kryesisht për transportin e personave që do të dyshohen”, deklaroi Doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino.