Bota Kremlini thotë se nuk do shpallë luftë totale më 9 Maj

Kremlini thotë se nuk do shpallë luftë totale më 9 Maj

Kremlini ka hedhur poshtë spekulimet se Presidenti Vladimir Putin planifikon të shpallë luftë kundër Ukrainës dhe të mobilizohet kombëtarisht, ditën kur Rusia përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Festa më e madhe publike në Rusi, Dita e Fitores, mbahet çdo vit më 9 Maj. Lufta e Dytë Botërore kushtoi më shumë se 20 milionë jetë sovjetike.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i ka quajtur spekulimet “të pakuptimta” dhe thotë se “nuk ka asnjë shans për këtë”.

Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një fjalim më 9 maj dhe do të mbikëqyrë një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës, siç është zakon për Ditën e Fitores.

Pushtimi i Ukrainës është përshkruar si një “operacion ushtarak special” dhe jo luftë nga Rusia.