Politika Kreu i PPE-së: I shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri

Kreu i PPE-së: I shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri

Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, ka reaguar përmes një statusi në tëitter lidhur me situatën në Shqipëri.

Daul shkruan se është shumë shqetësuar për gjendjen e demokracisë së Shqipërisë.

Sipas tij, çdo zgjedhje të ardhshme duhet të jenë të lira dhe të drejta dhe se blerja e votave është e papranueshme. Presidenti i PPE-së nënvizon se të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament.

“Nevojiten më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit” shprehet ai.