Bota Kroacia në krizë politike përballë zgjedhjeve parlamentare. Pro rusët mund të marrin...

Kroacia në krizë politike përballë zgjedhjeve parlamentare. Pro rusët mund të marrin pushtetin

Kroacia është përfshirë nga një krizë e brendshme politike, por që pritet të reflektojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Prestigjiozja Associated Press thekson se, skandalet e korrupsionit që kanë prekur partinë qeverisë së rrezikojnë që të sjellin në pushtet një koalicion pro rus.

“Gjithçka është në rrezik në garën për parlamentin 151-vendësh të Kroacisë, jo vetëm për vetë vendin, por edhe për Evropën, pasi përballet me paqëndrueshmërinë nga pushtimi rus i Ukrainës”, shkruan Associated Press.

Zgjedhjet e përgjithshme do të vendosin përballë partinë konservatore në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) të udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviç, kundër një aleance të partive të qendrës dhe të krahut të majtë të udhëhequr nga presidenti populist Zoran Milanoviç dhe Partia e tij Social Demokratike (SDP). Nëse konservatorët qëndrojnë në pushtet, vendi do të ruajë stabilitetin relativ politik dhe do të vazhdojë në kursin properëndimor në mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë. Një sukses për SDP-në do të trondiste dominimin e gjatë të konservatorëve dhe krijimin e hapësirës për ndikim më të fortë pro-rus, të ngjashëm me ato Hungarisë dhe Sllovakisë.

“Milanoviç ka shprehur shpesh një qëndrim pro-rus gjatë luftës në Ukrainë, duke kundërshtuar trajnimin e ushtarëve ukrainas në Kroaci si dhe dërgimin e armëve në Ukrainë, sepse, sipas tij, kjo vetëm e zgjat luftën. Ai e quajti Plenkoviç një “frikacak të zakonshëm” për gjoja pengimin e tij që të marrë pjesë drejtpërdrejt në zgjedhje”, shkruan Associated Press.

Sondazhi i fundit përzgjedhjet e 17 prillit tregoi se konservatorët mund të rrëzohen në 60 vende nga 66 që kanë në parlament. SDP do të fitonte 44 vende, tre më shumë se në vitin 2020. Konservatorët e HDZ-së kanë mbajtur kryesisht pushtetin që kur Kroacia fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia në 1991.