Politika Kryemadhi-ambasadorëve: Mos fusni hundët në punët e një shteti, ai (Borchardt) të...

Kryemadhi-ambasadorëve: Mos fusni hundët në punët e një shteti, ai (Borchardt) të bëjë kujdes

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sulmuar sërish ambasadorët. Ajo u kërkoi që të mos fusin hundët në punët e brendshme. Në datë 21 mars, Kryemadhi lëshoi akuza të forta në drejtim të ambasadorit të OSBE-së ku tha se “unë nuk përgjigjem për njerëz të cilët e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë”, ndërsa sonte kishte edhe një paralajmërim për Bernard Borchardt.

Ai (Bernard Borchardt) ka probleme këtu se duhet të jetë shumë i kujdesshëm se po ti bëhet vettingu atij dhe ndonjë tjetri nuk dihet si del. Shqiptarët nuk janë qen dhe mace dhe të bëjë si të dojë ai, se këtu është buka dhe jeta e shqiptarëve, ai ikën dhe nuk e kthen më kokën pas. Duhet të kenë kujdes ambasadorët kur flasin për shqiptarët se nuk janë Zot këtu. Meta, Rama dhe Basha e kanë tjetër gjuhën me ndërkombëtarët, ndërsa unë tjetër dhe do e coj deri në fund. Nëse këta ambasadorët që po bëjnë xhiron e velinave të parlamentit, pasi futja e hundëve në punët e një shteti dhe ngatërrimi me segment anti shqiptare është shumë e rrezikshme” deklaroi Kryemadhi.