Sport Kualifikimi historik në Europian, finlandezët festojnë në sheshe (FOTO)

Kualifikimi historik në Europian, finlandezët festojnë në sheshe (FOTO)

Finlanda triumfoi sot 3-0 përballë Lihtenshtejnit, triumf që i siguroi kualifikimin për në Euro 2020.

Ky kualifikim ishte historik, pasi është hera e parë që finlandezët kualifikohen në një eveniment madhor.

Sapo arbitri vërshëlleu për herë të fundit, tifozët finlandezë “pushtuan” fushën e blertë, duke shpërthyer në festë.

Edhe futbollistët, stafi teknik dhe drejtues të Federatës zbritën në fushën e lojës dhe festa në stadium, ishte fenomenale.

Por edhe jashtë stadiumit, në Helsinki, njerëzit harruan temperaturat e ulta dhe dolën në sheshe të festonin.