Politika Kush e ktheu Metën me “kokë poshtë” në Kamëz?

Kush e ktheu Metën me “kokë poshtë” në Kamëz?

Rakip Suli i zgjedhuri i PS për të drejtuar bashkinë e Kamzës ka hyrë sot në zyrë për të nisur detyrën.

Ajo që u vu re, në bashkinë e cila prej 12 vitesh është udhëhequr nga Xhelal Mziu, përveçse ishte bosh dhe nuk gjeje ‘gjurmë’ të kryetarit të mëparshëm demokrat ishte një foto e presidentit Ilir Meta e cila ishte kthyer me kokë poshtë.

E pikasur edhe nga gazetarët e pranishëm aty, ata e pyetën nëse kjo gjë i dukej çudi, por ai nuk e komentoi, por shtoi se kishte hyrë në zyrë njëkohësisht me gazetarët dhe se e vetmja gjë që kishte lëvizur në zyrë ishte karrigia.

Ashtu si në bashkitë e tjera që drejtoheshin nga të djathtët përpara 30 qershorit, edhe në Kamëz socialistët hynë në bashki pas përfundimit zyrtar të punës.