Extra Kush hoqi dorë i pari, Triksa apo Donaldi? Nëna e këngëtares i...

Kush hoqi dorë i pari, Triksa apo Donaldi? Nëna e këngëtares i jep fund dilemës

Dyshimet se diçka nuk shkonte mes Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshajt janë vërtetuar sot dhe ata nuk janë më çift.

Pas gjithë aludimeve në media, ka ardhur edhe një reagim nga Trixa, e cila ditën e sotme ka bërë një postim në Instagram.

Beatrix ka vendosur një kryq në fjalinë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre.

“Ja tek e keni, e rregullova”, shkruan ajo – pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë. Postimi është lehtësisht i kuptueshëm që i referohet raportit me Donaldin.

Përpos kësaj, ajo ka hequr nga Instagrami të dy vëllezërit Veshaj.

Asnjë nuk ka dhënë arsye për ndarjen e papritur, cila nisi të përflitej së fundmi për shkak të faktit që nuk janë shfaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit, përfshirë këtu edhe gjatë festës së organizuar nga produksioni i “Big Brother VIP”.

Por pyetjes së njerëzve se kush la kë, i është përgjigjur Antigona, mamaja e këngëtares. Sipas portalit Kryefjala.com, në inboxin e saj ka ardhur një bisedë e një fansi me Antigonën, ku ai e pyet se kush e mbylli këtë marrëdhënie.

”E la kjo Donaldin”, është përgjigjur shkurt dhe qartë Antigona.