Sport Kampioni Briken Calja merr nga presidenti Meta “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Kampioni Briken Calja merr nga presidenti Meta “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në një ceremoni të posaçme peshëngritësin Briken Calja dhe trajnerin Gerald Toska për rezultatet tyre të shkëlqyera, të kulmuara me shpalljen e Caljes si kampion bote në kampionatin e Peshëngritjes në Uzbekistan, duke ngritur peshën 156 kg.

Calja u dekorua me Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ndërkohë që trajneri Toska mori titullin e mjeshtrit të madh.

“Ky kampion i madh dhe i sprovuar në shumë gara dhe kompeticione ndërkombëtare, që e nisi karrierën e tij në Shtërmen të Elbasanit, në mënyrë të jashtëzakonshme dhe stoike, qëndroi dhe u ballafaqua me vështirësi të panumërta, për të arritur në majat e sportit tonë kombëtar dhe njëkohësisht dhe në gara më të forta ndërkombëtare, duke arritur të na emocionojë në mënyrë të vazhdueshme me performancën dhe sukseset  e tij”, ishin fjalët e presidentit.