Ekonomi Kush po e blen fshehurazi naftën ruse? Zhduken nga sistemi i gjurmimit...

Kush po e blen fshehurazi naftën ruse? Zhduken nga sistemi i gjurmimit anijet-cisterna

Megjithë sanksionet thuajse totale, dikush po ble në masë naftën ruse. Kështu raporton revista “Fortune” sipas të cilës produktet e naftës dhe cisternat ruse të transportit janë zhdukur nga sistemi i gjurmimit.

Kompania e menaxhimit të riskut detar, “Windward” i ka deklaruar CNN se aktiviteti i paregjistruar është rritur me 600% që nga nisja e luftës në Ukrainë, çka tregon se ka një tregti që shkon përtej sanksioneve.

“Ne po shohim një rritje të daljes nga sistemi i transmetimit me synon anashkalimin e sanksioneve. Flota ruse ka nisur të fshehë eksportet e veta”, shprehet drejtori Ekzekutiv i kompanisë, Ami Daniel.

Gjatë javës së pas 12 marsit u vunë re 33 raste të aktivitetit të paregjistruar nga kontenierët rusë që është në kundërshtim me rregulloren ndërkombëtare e cila parashikon që anijet duhet të mbajnë përherë të ndezur gjurmuesit e tyre.

Hamendësimet janë se naftën ruse po e blejnë me çmim të lirë indianët dhe kinezët, por destinacioni real mbetet i panjohur. Që nga nisja e luftës në sistemin e gjurmimin mendohen se nuk janë regjistruar 4.5 milionë barrela naftë që tregtohet me 30 dollarë për barrel.

Kjo lloj tregtie nëse tolerohet parashikohet të krijojë kosto reale për eksportuesit perëndimorë, duke vënë në pikëpyetje vlerën e sanksioneve.