Kuriozitete Ky është dinozauri i zbuluar së fundi, i vogël, por i frikshëm...

Ky është dinozauri i zbuluar së fundi, i vogël, por i frikshëm (VIDEO)

Në Kinë është zbuluar një lloj i ri i dinozauri, i vogël por dhe frikshëm.

Sipas “The Independent”, paleontologët kemi gjetur mbetjet fosile të një krijese 163 milionë vite të vjetër, e cila peshon vetëm 300 gramë.

Ky dinozaur i vogël i quajtur Longibrachium Ambopteryx, nuk është njohur më parë në mesin e dinozaurëve grabitqarë.

Thuhet se ka jetuar gjatë periudhës Jurassic, mbi provincën Liaoning në verilindje të Kinës, ku në pjesën më të madhe të kohës e kalonte në pemë apo duke fluturuar mes tyre, sipas përshkrimi shkencor të publikuar në revistën Nature.

Përmbajtja e fosilizuar e stomakut sugjeron që krijesa ushqehej me kafshë të tjera.

“Ishte ndoshta shumë i ashpër”, tha dr. Wang.