Aktualitet “Larja e rrobave me 30 gradë”, Balluku: Nuk e kam thënë unë

“Larja e rrobave me 30 gradë”, Balluku: Nuk e kam thënë unë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka mohuar deklaratën që rrobat duhet të lahen me 30 gradë.

Në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Balluku tha se ka qenë një spot i bërë nga ekspertët, ndërsa është publikuar nga KESH e jo nga ministria.

“Më kanë bërë për të qeshur. Kur e kam thënë këtë gjë. E keni ju një video timen që unë kam dalë dhe u kam thënë qytetarëve që të lajnë rrobat me 30 gradë. Unë s’kam folur kurrë për larjen e rrobave. Unë nuk e kam thënë se mesa duhet të lahen rrobat sepse nuk e di se sa harxhon lavatriçja. Spotin e ka nxjerrë KESH, jo ministria“, theksoi ministrja.