Bota Brazili mund të bëhet vendi me numrin më të madh në botë...

Brazili mund të bëhet vendi me numrin më të madh në botë të vdekjeve

Brazili mund të bëhet vendi me numrin më të madh në botë të vdekjeve nga koronavirusi, nëse nuk do të ketë ndryshime domethënëse në masat e parandalimit të sëmundjes, sipas një projeksioni të bërë nga Instituti i Metrikës i Universitetit të Uashingtonit.

Metoda matematikore e përdorur nga Shtëpia e Bardhë për të monitoruar të dhëna për pandeminë, parashikojnë që më 29 korrik, Amerika e Jugut mund të ketë 137 500 vdekje ndërsa në SHBA 137 000.

Nëse projeksioni do të konfirmohet, territori brazilian do të regjistronte rekordin botëror të vdekjeve nga  Covid-19.

Rritja dramatike e rasteve në Brazil është regjistrua në 30 ditët e fundit duke kaluar nga 10 000 vdekje më 9 maj në 38 000 më 9 qershor.