Kryesore Ligji për shtetësinë/ Balla: Qytetarët e Kosovës e të Maqedonisë së Veriut...

Ligji për shtetësinë/ Balla: Qytetarët e Kosovës e të Maqedonisë së Veriut të mos testohen për gjuhën dhe historinë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka propozuar që qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare të mos i nënshtrohen një testi për gjuhën dhe historinë shqiptare për të përfituar nënshtetësinë.

“Ne kërkojmë që qytetarët e Kosovës që kanë gjuhë zyrtare, e flasin gjuhën aq bukur sa ne dhe e njohin historinë tonë sa ne, nuk kanë pse t’i nënshtrohen një testi për gjuhën apo dijet mbi historinë. Në këtë këndvështrim do bëhet një përjashtim për shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare”.

Ai shtoi se në Maqedoninë e Veriut “gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndaj edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që do kërkojnë shtetësinë shqiptare, kjo do mundësohet”.

“Këtë vendimmarrje do e quaja historike, për të çuar përpara një përgjegjësi që ka vendi amë për ata që aplikojnë për pasaportat me natyralizim”, u shpreh Balla.