Politika Llalla i përgjigjet Bibës e KQZ: Ja ku i ke provat, hiqi...

Llalla i përgjigjet Bibës e KQZ: Ja ku i ke provat, hiqi mandatin Prengës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur dje të shtyjë vendimin për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga.

Shkak për këtë shtyrje është bërë propozimi i anëtarëve të propozuar nga maxhoranca, të cilët janë shprehur se informacionet e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Prengës janë të pamjaftueshme për të kaluar në vendimmarrje.

Por sot, Prokuroria e Pergjithshme i ka rikthyer pergjigje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku i rikerkon nderprerjen e menjehershme te mandatit te deputetit Armando Prenga, pasi ky i fundit nuk ka respektuar kerkesat e ligjit per plotesimin e te dhenave, duke mos deklaruar, me se pari, nje denim te formes se prere nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentet penale ne Itali.

Sipas Vendimit te Kuvendit nr.17/2016, mosplotesimi i te dhenave “….passjell perjashtimin e menjehershem nga funksioni publik….”. Pra, vetem duke u mbeshtetur ne faktin qe ka nje vendim penal te padeklaruar (te gjykates se Kurbinit), deputetit duhet t’i nderpritet mandati.

Prokuroria e Pergjithshme ka derguar pergjigjen diten e sotme per t’i dhene mundesine KQZ-se qe te shqyrtoje brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorise per konstatimin per nderprerje te mandatit te deputetit Prenga.

KQZ ka detyrim qe te shqyrtoje vendimin e Prokurorise brenda 10 diteve nga vendimmarrja e Prokurorise.

Prokuroria e Pergjithshme ka marre vendim per konstatimin e nderprerjes se mandatit te deputetit Prenga ne dt.15.02.2017″, thuhet ne njoftimin e Prokurorise.

Shkresa e Prokurorisë: Prenga, i dënuar për vjedhje pasurish

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar KQZ-së, më datë 16 shkurt 2017, një kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit të PS-së, Armando Prenga. Prokuroria ka zbuluar një vendim gjyqësor të formës së prerë të vitit 2005 që Armando Prenga është dënuar për “falsifikim dokumentesh”, duke marrë 450 mijë lekë gjobë.

prokuroria prenga

Shkresa e firmosur nga prokuroria Rovena Gashi ka theksuar se ka marrë përgjigje nga INTERFORZA italiane se Armando Prenga, alias Mondi, është i dënuar për “vjedhje pasurish” në Itali, “marrje pasurive të vjedhura”, “deklarata të rremë për identitetin” dhe “falsifikime”.

“Nëpërmjet korrespondencës me Zyrën e Ndërlidhëse të policisë italiane në Shqipëri, INTERFORZA, sektorit të Verifikimit të Integritetit, është informuar me shkresat e datës 21.12.2016 dhe 22.12.2016 se subjekti Armando Prenga, alias Mondi, lindur më 26.06.1974, rezulton me precedentë penalë në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Po ashtu, të njëjtat vepra i ka raportuar edhe Zyra Kombëtare EUROPOL, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Fakti që në formular nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me vendimin penal të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë Kurbin, apo nga autoritetet italiane të drejtësisë në lidhje me të kaluarën e tij kriminale, e bën këtë subjekt të përfshirë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letrën e Prokurorisë.