Sport Lojtari ndëshkohet dy herë me të kuq nga sistemi VAR

Lojtari ndëshkohet dy herë me të kuq nga sistemi VAR

Sistemi VAR në futboll ka krijuar jo pak polemika dhe situata kontroverse. Rasti më i fundit vjen nga Polonia, me protagonist mbrojtësin e Legias së Varshavës, Uilliam Remi.

Lojtari u largua nga fusha dy herë, i ndëshkuar me karton të kuq.

Fillimisht arbitri i tregoi kartonin e dytë të verdhë, pas ndërhyrjes ndaj një kundërshtari të Krakovias.

Por, pasi analizoi pamjet filmike, gjyqtari anuloi vendimin e parë, e thirri futbollistin në fushë, për ta ndëshkuar me kartonin e kuq direkt.

Një episod i pabesueshëm.