Sport Lorik Cana rikthehet në fushë për një nismë humanitare

Lorik Cana rikthehet në fushë për një nismë humanitare

Gati një dekadë nga hera e fundit, Lorik Cana u rikthye në fushë me fanellën e Marsejës. Klubi francez, në të cilën ish-kapiteni i Shqipërisë luajti për 5 vjet, zhvilloi miqësoren e zakonshme kundër fondacionit UNICEF, që kishte krijuar gjithashtu një ekip me emra legjendarë dhe jo vetëm nga bota e futbollit.

Sfida që tërhoqi vëmendjen e jo pak spektatorëve, u fitua nga Marseja me rezultatin 7-4. Në fushë zbritën emra që kanë bërë historinë në futboll si Didier Drogba, Fabrizio Ravanelli, Robert Pires, Djibril Cisse apo Samir Nasri, me këtë të fundit që i befasoi të gjithë me peshën trupore që pas tërheqjes nga futbolli.

Skuadra e UNICEF drejtohej nga Arsene Wenger, por legjenda franceze e kishte disi të vështirë të udhëzonte, pasi skuadra e tij përbëhej edhe nga këngëtarë, aktorë, prezantues, basketbollistë apo pilotë të Formula 1.

Plot 427 000 euro u grumbulluan nga dega UNICEF në Francë, e cila drejtohet nga Didier Drogba, para të cilat do të shkojnë për qëllime bamirësie.