Bota Luftë mbi kofano: 15 plumba mbi hajdutin e makinës (VIDEO)

Luftë mbi kofano: 15 plumba mbi hajdutin e makinës (VIDEO)

Policia në Little Rock, Arkansas, SHBA, ka postuar një video që tregon një polic, e më pas një koleg të tij, të cilët qëllojnë me 15 plumba e vrasin një njeri në timon.

Viktima në fakt ishte vjedhësi i makinës në timonin e së cilës ndodhej.

Por 31-vjeçar Bradley Blackshire nuk pranoi që t’i ndalonte policisë dhe e morri përpara një prej efektivëve, Charles Starks.

Ky i fundit, mbi kofano, nisi të qëllonte në drejtim të njeriu që i kishte “hapur luftë”, duke patur më pas dhe ndihmën e një kolegu.