Bota Luksemburgu vendi i parë në Europë që legalizon kultivimin e kanabisit në...

Luksemburgu vendi i parë në Europë që legalizon kultivimin e kanabisit në shtëpi

Qytetarët në Luksemburg do të lejohen të rrisin deri në katër bimë kanabis në shtëpitë ose kopshtet e tyre sipas ligjeve që do ta bëjnë atë vendin e parë në Europë që legalizon prodhimin dhe konsumin e drogës.

Qeveria e Luksemburgut tha të premten se do të sillte ndryshime thelbësore në mënyrën se si vendi e sheh përdorimin dhe kultivimin e kanabisit.

Sipas legjislacionit, qytetarët e moshës 18 vjeç e lart do të jenë në gjendje të rrisin ligjërisht deri në katër bimë kanabisi për familje për përdorim personal.

Tregtimi i farave do të lejohet gjithashtu pa asnjë kufizim në sasinë ose nivelet e Tetrahydrocannabinol (THC), përbërësi kryesor psikoaktiv.

Qeveria tha se do të jetë e mundur blerja e farave në dyqane ose në internet.

Ministri i Drejtësisë, Sam Tamson e përshkroi ndryshimin në ligjin për prodhimin dhe konsumin vendas si hapin e parë.

Për kultivuesit në shtëpi, vendi i kultivimit të katër bimëve të tyre do të kufizohet në vendbanimin e zakonshëm, brenda ose jashtë, në një ballkon, tarracë ose kopsht.