Aktualitet Lushnjë/ Dy turistë italianë gjejnë portofolin me para dhe dokumente, e dorëzojnë...

Lushnjë/ Dy turistë italianë gjejnë portofolin me para dhe dokumente, e dorëzojnë në polici

Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë, kanë gjetur në rrugë një portofol me një shumë parash e dokumente dhe e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës së identitetit që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falenderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.