Kuriozitete Macja e parë në botë që infektohet me koronavirus

Macja e parë në botë që infektohet me koronavirus

Në Belgjikë, një mace ka rezultuar pozitive me koronavirus, sipas Bruksel Times.

Sipas raporteve zyrtare, virusi është transmetuar nga pronari i tij.

Kafsha shtëpiake kishte simptoma klasike COVID-19, përfshirë vështirësinë në frymëmarrje, u tha një konferencë për shtyp.

Me sa dihet, kjo është macja e parë në botë që infektohet me këtë virus. Më parë, dy qen në Hong Kong u testuan pozitivë me COVID-19.

“Macja kishte diarre. Ajo villte dhe kishte vështirësi në frymëmarrje”, tha profesori Steven Van Gucht.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetit tha “nuk ka prova që qentë, macet ose ndonjë kafshë tjetër mund ta transmetojnë virusin te njerëzit”.

Profesor Van Gucht tha se ishte një rast i izoluar, dhe theksoi se rreziku që virusi të transmetohet nga kafshët te njeriu ishte shumë i ulët.

Këshilli belg për mbrojtjen e kafshëve ka njoftuar se nuk dihet nëse ekziston një kërcënim për kafshët shtëpiake në kontekstin e llojit të ri të koronavirusit.

Në këtë vend evropian, 7.228 persona janë diagnostifikuar me COVID-9, ku 300 kanë humbur jetën.