Aktualitet Makina përplas për vdekje këmbësorin

Makina përplas për vdekje këmbësorin

Krujë | Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.