Sport Mandzukic drejt Katarit, kroati bëhet “sheik”

Mandzukic drejt Katarit, kroati bëhet “sheik”

Edhe pse ka qenë një nga lojtarët që aktivizohej më shumë nga Massimiliano Allegri për shkak edhe të përshtatshmërisë së tij në shumë role të sulmit, me largimin e teknikut livornez dhe ardhjen e Sarrit, Mario Mandzukic ka humbur shumë shkallë në hierarkinë e sulmit të skuadrës bardhezi duke zbritur në rreshtin e fundit.

Për këtë arsye bomberi kroat ka vendosur të largohet nga Torino që në shtator pasi nuk dëshiron të ngrohë stolin. Sipas mediave italiane, Mandzukic i ka thënë po ofertës që i ka mbrritur nga Katari teksa ka pranuar të transferohet te skuadra e Al-Gharafa. Në Katar 33-vjeçari do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, ndërsa në arkat e Juventusit për kartonin e lojtarit Al-Gharafa do të derdhë 10 milionë euro.