Sport Mandzukic në Katar, sërish shok skuadre me Benatia

Mandzukic në Katar, sërish shok skuadre me Benatia

Mario Mandzukic është shumë pranë transferimit në Katar te Al Duhail, skuadër ku do të gjejë edhe ish-shokun e skuadrës, Medhi Benatia. Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi kroat gjendet tashmë në Doha për të kryer vizitat mjekësore dhe të firmosë kontratën.

Sulmuesi do të përfitojë rreth 8 milionë euro në sezon, një më shumë nga sa përfitonte aktualisht te Juve, ndërkohë që do të nënshkruajë për 18 muaj.

Nga shitja e Mandzukic, italianët do të përfitojnë 5 milionë euro, ndërkohë që kroati largohet pas 4 sezonesh nga bardhezinjtë ku fitoi 4 tituj kampion, 4 Kupa, 3 Superkupa ndërsa luajti edhe në finalen e Champions në Cardiff ku Juve humbi përballë Real Madrid.