Bota Manipulimi që 29-vjeçarja i bëri të fejuarit: Vrit ish-burrin tim se më...

Manipulimi që 29-vjeçarja i bëri të fejuarit: Vrit ish-burrin tim se më përdhunoi

Një grua i tha të fejuarit të saj se është rrëmbyer dhe përdhunuar nga ish-burri i saj dhe për pasojë duhet ta vrasë. Një Gjykatë në Melburn e ka dënuar gruan me 29 vjet heqje lirie se nxiti të fejuarin e saj të kryejë vrasje.

Yu Tung Lo, u shpall  fajtore pasi manipuloi partnerin e saj për të bërë vrasjen e ish-partnerit në maj 2016. Ajo nxiti Daniel Duhoviç për të vrarë 48-vjeçarin, duke ndërmarrë hapa që prokurorët e përshkruan si “shumë manipuluese dhe krejtësisht të pandershme”.

“Mos thuaj budallallëqe!”, i tha Duhoviç të fejuarës së tij.

“Jo, unë e dua atë të vdekur”, u përgjigj ajo.

Daniel Duhoviç

Ajo më pas tha se 48-vjeçari Paul Hogan e kishte rrëmbyer, dhunuar dhe përdhunuar në mënyrë të përsëritur, ndërkohë që këto pretendime nuk ishin të vërteta. Ajo dhe Hogan u takuan një ditë para vrasjes së tij, pasi ajo kërkoi që të bënte një martesë që do ta lejonte të qëndronte në Australi. Ky nuk e lejoi dhe pas kësaj, Hogan u vra nga i fejuari i ish-gruas së tij. Ndërkohë, Daniel Duhoviç është dënuar me 15 vjet burg.