Sport Materazzi thumbon Juven nga Tirana: Edhe ata mund të fitojnë një ditë...

Materazzi thumbon Juven nga Tirana: Edhe ata mund të fitojnë një ditë Champions

Marco Materazzi është intersit në zemër. Dhe si i tillë nuk mund të mos shfrytëzojë çdo moment për t’u marrë me Juventusin. Këtë herë rivaliteti është spostuar përtej Adriatikut, nga Italia në Shqipëri, ku ish-mbrojtësi foli për bardhezinjtë nga Tirana.

“Si tifoz interist që jam, nuk më vjen keq për eliminimin e Juventusit nga Champions. Megjithatë mund të them që ndoshta mund ta fitojnë një ditë. Gjithsesi nuk bëj tifo për Juventusin, sepse jam tifoz i Interit”, tha Materazzi.

Sa i përket skuadrës favorite për të fituar këtë edicion të Champions League, ku janë përcaktuar edhe dy sfidat gjysmëfinaliste, Materazzi sheh dy skuadra me më shumë shanse për të dalë kampion. “Barcelona mendoj që ka shanse ta fitoje Champions, sepse ka një skuadër të fortë. Megjithatë, nuk do jetë e lehte të kalojë Liverpool-in, në një gjysmëfinale mjaft të fortë edhe interesante.