Politika Mazhoranca “dërgon” Berishën dhe Metën te SPAK: Hetim dosjes CEZ

Mazhoranca “dërgon” Berishën dhe Metën te SPAK: Hetim dosjes CEZ

Mazhoranca kërkon marrjen nga SPAK të dosjes të fundmandatit të parë dhe mandatit të dytë të Berishës, atë të aferës CEZ, ku aludohet të jenë implikuar edhe zyrtarë të LSI-së, pasi dy partitë qeverisën me koalicion.

Por kësaj, kjo dosje përfshin dhe familjarë të ish-kryeministrit demokrat.

Ka qenë nr.2 i PS-së Taulant Balla, i cili kërkoi që kjo dosje të hetohet imtësisht nga SPAK.

“Janë kallëzuar një sërë funksionarësh nga qeveria Berisha. Kam patur nderin të drejtoja komisionin hetimor për çështjen CEZ. Jam paraqitur në gjykatë me përfaqësues të Kuvendit për këtë çështje. Asnjë prej personave të akuzuar, as dëshmitari,as personi kyç nuk janë marrë në pyetje. Çështja CEZ duhet të kalojë në një gjykatë ku besimi i qytetarëve është i lartë. Kjo çështje duhet të hetohet më gjerësisht.

Bëhet fjalë për një çështje që në shumë vite ku kuvendi i Shqipërisë e ka mbyllur hetimin, kjo çështje nga ana e kuvendit të Shqipërisë i është dorëzuar atëherë kryeprokurorit kemi SPAK, kjo çështje duhet t’i kalojë kësaj gjykate, janë çështje që opinioni publik pret që të zbardhen, reforma ne drejtësi ka garantuar që më në fund të kemi një prokurori të pavarur”, tha Balla.

Ndërkohë, kujtojmë se dosja e parë në SPAK është ajo e PPP-së së sterilizimit, e cila u dorëzua nga shoqëria civile.