Extra Mbante tankun e Luftës së Dytë Botërore në bodrum, gjobitet me 250...

Mbante tankun e Luftës së Dytë Botërore në bodrum, gjobitet me 250 mijë euro 84-vjeçari gjerman

Një 84-vjeçar nga Gjermania është gjobitur me 250 mijë euro, si është dënuar me 14 muaj burg, por është i lënë i lirë me kusht, pasi në vitin 2015 iu gjet një tank “Panther” i Luftës së Dytë Botërore, si dhe municione luftarake.

Gjykata e dha vendimin më 2 gusht, ku detyroi të moshuarin ta shesë ose ta dhurojë tankun në një muzeu brenda dy viteve të ardhshme.

Sipas BBC, autoritetet kishin marrë informacione për municionet dhe kishin kur shkuan për kontroll në shtëpinë e 84-vjeçarit u befasuan nga ajo që panë në ambientet e bodrumit të tij në qytetin verior gjerman Heikndorf.

20 ushtarë punuan për 9 orë për të larguar municionet nga shtëpia e personit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga autoritetet.

Po ashtu, në bodrum, i moshuari kishte edhe një bust të Hitlerit, manekinë me uniforma naziste, e shumë objekte të tjera të lidhura me nazizmin.