Sport Mbappé ka vendosur: Për Realin heq dorë 80 milionë euro dhe uljen...

Mbappé ka vendosur: Për Realin heq dorë 80 milionë euro dhe uljen e pagës

Kylian Mbappe shumë shpejt do të komunikojë vendimin për të mos rinovuar. Në mes është edhe pakti me Al-Khelaifin në lidhje me shpërblimin e besnikërisë, që PSG duhet t’i paguajë në fund të sezonit.

Mbappe ka zgjedhur Realin. Në Spanjë dhe në Francë nuk kanë më asnjë dyshim për këtë çështje dhe tani diskutimi është fokusuar te detajet ekonomike të këtij transferimi. Duke qenë se kontrata i skadon në qershor, sulmuesi do të njoftojë formalisht PSG-në se nuk do të rinovojë. Më pas duhet të respektojë paktin personal me Naser Al-Khelaifi.

Në rastin e kalimit me parametra zero te Reali, Mbappe duket se ka hequr dorë nga 80 milionë euro shpërblim besnikërie, që në Paris duhet t’i marrë në fund të sezonit. Një lëvizje e rëndësishme, që bashkë me një pagë më të ulët tregon qartë vullnetin e lojtarit për të kaluar në Madrid.

Edhe pse mungojnë ende lajmet zyrtare, në Spanjë nuk ka më asnjë diskutim që Mbape do të jetë nën urdhrat e Ancelottit. Për të bindur sulmuesin t’i bashkohet Realit nuk ishte një ofertë ekonomike më e lartë se e PSG-së. Përkundrazi, përveç bonusit për firmën në kontratë, bomberi francez do të marrë më pak se 72 milionë eurot që ofronte PSG.

Në Paris, në pritje të komunikimit zyrtar nga Mbappe, kanë nisur të planifikojnë të ardhmen. Al-Khelaifi po studion një strategji aggresive në merkato për të zëvendësuar Mbapoe, duke shënjestruar emra si Viktor Osimhen apo Rafael Leao.