Politika Mbledhja e Grupit Parlamentar, zbardhet plani i PD për seancën e nesërme

Mbledhja e Grupit Parlamentar, zbardhet plani i PD për seancën e nesërme

Partia Demokratike nuk do të bojkotojë seancën e nesërme plenare.

Në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme me deputetët, Lulzim Basha ka kërkuar që nesër të gjithë të shfrytëzojnë kohën e tyre për debat.

Në një diskutim që zgjati rreth 60 minuta në selinë blu, mësohet se deputetët kanë vendosur që të flasin për tri çështje kryesore, siç është pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend.

Nesër pritet që të ketë një seancë maratonë në Kuvend, ku do të prezantohet kabineti qeveritar dhe programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama në programin e tij e ka vënë theksin në 5 pika kryesore, ku ndër të tjera bëjnë pjesë turizmi dhe ekonomia.