Extra Më shumë sulme në zemër mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Pse...

Më shumë sulme në zemër mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Pse ndodh dhe çfarë është sindroma e “zemrës në pushime”?

Më shumë njerëz vdesin nga ataku në zemër në periudhën midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri se sa në çdo kohë tjetër të vitit. Për shkak të numrit të lartë të vdekje, ka lindur edhe sindroma e “zemrës në pushime”.

Por çfarë është ajo, cilat janë simptomat dhe kush duhet të jetë më i kujdesshëm?

Përzierje “eksplozive”

Nga darkat e shoqërisë, tek aperitivët me miqtë, nga nata e Krishtlindjeve deri te Viti i Ri e më gjerë, ia vlen të fokusohemi te sasia e madhe e alkoolit që konsumohet dhe ndikon te aritmitë kardiake.

Ka dy parakushte thelbësore për fillimin e fibrilacionit atrial. Duhet të keni kujdes anomalitë e ritmit të shkaktuara nga alkooli dhe kardiomiopatinë e zgjeruar. Duhet mbajtur mend gjithashtu se marrja kronike e alkoolit në doza të konsiderueshme mund të çojë në zhvillimin e fibrilacioni atrial, pasi mund të shkaktojë një rritje të rrahjeve të zemrës dhe të lehtësojë fillimin e një veprimi emocionues në qelizat e zemrës. Nëse festimet vazhdojnë dhe numri i gotave shtohet, mund të kemi efekte të padëshiruara të festimeve që janë shumë më “të gëzuara” seç duhet.

Rritja e rrezikut

Pra, festat e Krishtlindjeve dhe Viti i Ri pasardhës me festime të vazhdueshme mund të jenë të vështira për shëndetin tonë, jo vetëm për peshoren. Në fakt, një studim ka treguar se vetëm një pije në ditë mund të rrisë rrezikun e fibrilacionit atrial deri në 16%. Nëse në një ditë të caktuar mundësia për të vuajtur nga fibrilacioni atrial është një në 1000, me një gotë birrë ose verë ky probabilitet mund të arrijë 3 në 1000.

Prandaj, fibrilacioni atrial është rreziku më i madh. Por çfarë është ai në thelb?

Është një anomali e rrahjeve të zemrës, një nga çrregullimet më të përhapura, pasi zemra duke rrahur në mënyrë të parregullt nuk është në gjendje të pompojë në mënyrë adekuate gjakun që mund të formojë mpiksje të rrezikshme. Fibrilacioni atrial mund të rrisë rrezikun për të pasur një goditje dhe gjithashtu lidhet me çmendurinë dhe dështimin e zemrës.

Nëse pirja e alkoolit është e dëmshme për të gjithë, në këtë rast specifik kujtojmë se ka kategori më të rrezikuara nga fibrilacioni atrial.

Kryesisht janë njerëzit në moshën 80 vjeçare që kanë rreth 10% mundësi për të pasur këtë çrregullim. Faktorë të tjerë rreziku janë obeziteti, apo një histori familjare e fibrilacionit atrial me fillim të hershëm.

Si të vëreni kur ka probleme?

Disa nuk do të kenë simptoma dhe të tjerët mund të përjetojnë rrahje zemre, dhimbje gjoksi ose gulçim, lodhje ekstreme dhe edhe të fikët.

“Tek disa persona fibrilacioni atrial ndodh për periudha të shkurtra, por për disa të tjerë gjendja mund të bëhet e përhershme”, sqarojnë ekspertët.

Mjekët zakonisht diagnostikojnë fibrilacionin atrial përmes një elektrokardiogrami, por meqenëse orët inteligjente me monitorë të rrahjeve të zemrës janë bërë më të njohura, tani mund të vëreni vetë ndryshime në ritmin e zemrës dhe të kontaktoni një kardiolog.

Të festuarit me kujdes mund t’i kufizojë rreziqet, por nëse doni të bëni të njëjtën dolli “sipas traditës”, të paktën mund të merrni disa masa paraprake. Pini ujë, sepse dehidratimi rrit rrezikun e “sindromës së zemrës së pushimeve” dhe mos ndaloni së kryeri aktivitet fizik gjatë periudhës së pushimeve. Edhe një shëtitje mund të jetë shumë e vlefshme për ju.

Së fundi, mbani parasysh sasitë e alkoolit që konsumoni edhe kur konsiderohen si me “rrezik të ulët” (1 gotë verë ose 1 birrë).