Bota Mesazhi i fundvitit nga Erdogan: Ja ç’përfaqëson sot Turqia për botën

Mesazhi i fundvitit nga Erdogan: Ja ç’përfaqëson sot Turqia për botën

Në një mesazh për fundvitin, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia qëndron në anën e paqes, tolerancës dhe ndërtimit të stabilitetit dhe drejtësisë në botë.

“Në këtë kontekst, Turqia mbron drejtësinë dhe të drejtat e Jerusalemit, Damaskut, Bagdadit, Kajros, Tripolit, Sarajevës, Krimesë”, tha Erdogan.

Ai tha se tashmë Turqia e ka përfunduar epokën e krizës.

“Me futjen dhe zbatimin e sistemit presidencial të qeverisjes, Turqia ka lënë epokën e krizës. Ne kemi filluar një epokë të re, të forcimit efektiv të demokracisë sonë, të ekonomisë dhe institucioneve shtetërore”, tha Erdogan.

Duke vënë në dukje se terroristët pranë kufijve turq gjithashtu kërcënojnë unitetin dhe sigurinë e Turqisë, Erdogan u zotua të sulmonte dhe t’i shkatërronte.

“Veprimi i tyre i fundit ishin sulmet ekonomike nëpërmjet interesit, inflacionit dhe vlerave të monedhës. Dhe e kemi vënë nën kontroll falë masave dhe infrastrukturës së mirë që kemi ndërtuar gjatë 16 viteve të fundit”, tha Erdogan.