Extra Mësuesi grabitet gjatë orës së mësimit online

Mësuesi grabitet gjatë orës së mësimit online

Ky është momenti kur një mësues që po jepte mësim “online” është neutralizuar nga grabitësit që i hynë në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në Sao Paulo. 5 persona hynë në shtëpinë e 51-vjeçarit Mario Candido Santos, në kohën që ai po u jepte mësim 20 studentëve.

Njëri prej tyre i mbylli gojën profesorit, ndërkohë që të tjerët nisën kërkimet në dhomë për sende me vlerë. Ata kërcënuan se do të vrisnin edhe vajzën e profesorit nëse ai nuk i jepte të gjitha paratë.

Grabitësit nuk e dinin se po shikoheshin nga studentët, të cilët njoftuan menjëherë policinë, që arrestoi grabitësit dhe i ktheu profesorit sendet e vjedhura.