Kryesore Meta, mesazh të koduar Ramës: Thuaji popullit që jam marrë peng, bëj...

Meta, mesazh të koduar Ramës: Thuaji popullit që jam marrë peng, bëj aq sa bëri Alija Izetbegović

Me tone të koduara e mbylli Presidenti Ilir Meta, konferencën së sotme për shtyp.

Teksa u pyet për deklaratën e disa ditëve më parë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se Meta do të bëjë rolin e kryetarit të opozitës nëse ai bën rolin e Presidentit, kreu i shtetit tha se mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt.

Më pas, Meta dha i dha një mesazh të koduar kryeministrit Edi Rama, ndërsa tha: “Atij zotërisë i them; përpiqu të bësh aq sa bëri Alija Izetbegović (ish-Presidenti i Bosnje-Hercegovinës)

Presidenti foli për “duar të zeza që duan të bëjnë vendin gaz të botës” dhe shtoi se armiqtë do ta marrin përgjigjen atje ku nuk u shkon mendja.

“Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt, por detyrë e parë e Presidentit të Republikës. Presidenti nuk është vetëm komandant i FA-së, por është ushtar i parë i Republikës, duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e çdo politikani dhe çdo qytetari. Ta dinë të gjithë, edhe armiqtë e Shqipërisë  se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk u shkon mendja. Boll i futën duart e tyre të zeza këtu, për të na bërë një vend gazi i botës.

Ndërsa atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegović kur e morën peng. Thuaji popullit tënd që “jam peng” dhe vazhdo punën tënde. Sepse këtë popull e këtë komb nuk e merr askush peng në këtë qiell e mbi këtë tokë”, tha Meta.