Bota Mizoria e radhës e Putin: Lërini të vdesin nga uria 2 mijë...

Mizoria e radhës e Putin: Lërini të vdesin nga uria 2 mijë njerëz në fabrikën Azovstal

Ushtarët ukrainas që vazhdojnë të qëndrojnë brenda një fabrike gjigante çeliku në qytetin Mariupol janë quajtur “300 spartanët” e vendit.

Trupat, së bashku me një grup të vogël civilësh, po refuzojnë të lëvizin nga brenda fabrikës së çelikut Azovstal – pavarësisht kërcënimit të Vladimir Putin për t’i lënë ata të vdesin nga uria.

Luftëtarëve të guximshëm iu tha në fillim të kësaj jave të dorëzoheshin dhe u premtuan se do të lejohen të jetojnë, do t’u jepet kujdes mjekësor dhe do të kujdesen për ta.

Por trupat thuhet se janë ende të ngujuara në fabrikën e çelikut, e cila krenohet me një rrjet të madh nëntokësor tunelesh.

Mbrojtësit në Azovstal nuk tregojnë shenja të heqjes dorë dhe në vend të kësaj duket se janë të përgatitur për të vdekur për vendin e tyre.

Në një artikull emocionues, kolumnisti i Bloomberg, Andreas Kluth, vuri në dukje se përpjekjet e tyre ishin diçka e mrekullueshme, siç kemi parë në ngjarje të tjera gjatë historisë.

Ai përmendi qëndrimin e pabesueshëm të 300 spartanëve të fundit në Betejën e Termopileve kur përpjekja Persianëve për të pushtuar Greqinë në vitin 480 para Krishtit dështoi.

“Një forcë e vogël e përqendruar me rreth “300 spartanë” e mbajti hendekun për 3 ditë derisa u tradhtuan. Të gjithë vdiqën. Por ata e kishin ngadalësuar sulmin Persian. Vitin pasues, grekët fituan luftën.

Ukrainasit në Azovstal po luftojnë për njëri-tjetrin, për vendin e tyre dhe për historinë. Ndoshta, si samuraj rebelë dhe shumë të tjerë më parë, ata po luftojnë vetëm sepse tekat e fatit i vendosën në një vend të caktuar në një kohë të caktuar dhe ata dëgjuan thirrjen për të mbajtur qëndrimin e tyre të fundit.

Nëse ata humbasin, do të jetë sipas kushteve të tyre dhe me nder” – shkroi ai.

Trupat e Azovstal ka të ngjarë të frymëzohen nga lideri i vendit, Presidenti Volodymyr Zelensky, angazhimi i fortë i të cilit për të mbrojtur vendin e tij i ka bërë përshtypje botës. Ndërsa trupat ruse u zhvendosën në Donbas si pjesë për të filluar betejën për të kapur lindjen ai u zotua se do të vazhdojnë të mbrohen.

“Pavarësisht se sa trupa ruse janë të bllokuar atje, ne do të luftojmë.”

Putin anuloi sulmin ndaj trupave heroike ukrainase të bllokuara në fabrikën e çelikut në Mariupol, duke deklaruar se qyteti i rrethuar është tani në duart e rusëve. Ai urdhëroi forcat e tij që të vazhdonin të bllokonin kompleksin, në vend që të fillonin një betejë përfundimtare të përgjakshme.

Presidenti rus tha se e konsideronte “sulmin e zonës industriale të panevojshme” pasi donte të mbronte njerëzit e tij. Por luftënxitësi, në vend të kësaj urdhëroi një mur të padepërtueshëm ushtarësh të rrethojnë fabrikën e çelikut pasi pretendon se Mariupol ishte “çliruar”.

“Nuk ka nevojë të futemi në këto katakombe dhe të zvarritemi nën tokë nëpër këto objekte industriale. Bllokojeni këtë zonë industriale në mënyrë që asnjë mizë të mos mund të kalojë” – tha ai.

Putin premtoi se do t’i trajtonte me respekt dhe do t’u ofronte ndihmë mjekësore të plagosurve. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk bëri një apel urgjent për një korridor humanitar nga Azovstal.

Ajo shkroi në një postim në Telegram: “Tani janë rreth 1000 civilë dhe 500 ushtarë të plagosur. Ata të gjithë duhet të largohen nga Azovstal sot.

U bëj thirrje liderëve botërorë dhe komunitetit ndërkombëtar që të përqendrojnë përpjekjet e tyre në Azovstal. Tani kjo është një pikë kyçe dhe një moment kyç për përpjekjet humanitare” – tha ajo.