Aktualitet Mjeku, thirrje Manastirliut: Të hiqen dorezat, përhapin koronavirusin

Mjeku, thirrje Manastirliut: Të hiqen dorezat, përhapin koronavirusin

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për të treguar kujdes të jashtëzakonshëm duke respektuar rregullat duke parë shtimin e rasteve me koronavirus në vend, mjeku i njohur Arben Beqiri, nëpërmjet një postimi në Facebook, i bën thirrje ministres Ogerta Manastirliu që të ndalojë mbajtjen e dorezave në ambientet si bare, shërbime publike, banka, etj.

Mjeku thekson se dorezat bëhen jo vetëm përhapëse të infeksionit COVID-19 dhe te shume infeksioneve te tjera.

“Ne shume bare, sherbime publike, banka, etj shoh personelin te mbajne doreza.

I bej thirrje Min. Ogerta Manastirliu, dhe Komitetit te TaskForce qe sa me shpejt te urdherojne mosperdorimin e tyre ne keto sherbime.

Dorezat behen vetem perhapese te infeksionit Covid dhe te shume infeksioneve te tjera”, shkruan mjeku në rrjetet sociale.