Sport Moratti: Derbi i paparashikueshëm, kam dashur të blej Messin

Moratti: Derbi i paparashikueshëm, kam dashur të blej Messin

Derbi i Milanos është vetëm tre ditë larg dhe në Itali kanë nisur parashikimet e parë për supersfidën. Është ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ai që ka folur për ndeshjen e së dielës, ku pret një ndeshje të bukur.

“Një ndeshje derbi nuk parashikohet kurrë. Interi është më mirë se Milani në letër, por janë episodet ato që vendosin këto takime. Ky Inter që ne shikojmë ka shumë potencial dhe po ecën mirë këtë sezon. Antonio Conte po bën një punë të mrekullueshme dhe po merr më të mirën nga lojtarët e tij”, tregon presidenti i nderit për “Passione Inter”.

“Martinez? Lautaro është një sulmues shumë i mirë. Më vjen keq që nuk do të luaj të dielën, pasi do të ishte një plus për ne nëse ai do të luante në këtë ndeshje delikate. Një dëshirë që nuk u realizua kurrë ishte ajo e transferimit të Messit. E doja me çdo kusht atëherë, por e dija që Barcelona ishte kujdesur për shëndetin e tij dhe ai nuk do të largohej kurrë nga Katalonja,” shprehet Moratti.